Lidhja e brandit tuaj me botën e internetit.
Ne nuk jemi thjesht një shërbim për krijimin e faqeve web - ne jemi ura që lidh vizionin tuaj me praninë perfekte digjitale. Në një botë ku interneti është hapësira më e madhe e mundësive, biznesi juaj ka potencial të pakufizuar për t’u parë, për t’u dëgjuar dhe për të rritur ndikimin e tij. Ne jemi këtu për ta kthyer këtë potencial në realitet, duke ndërtuar faqe moderne, funksionale dhe të personalizuara që tregojnë historinë tuaj me stil dhe profesionalizëm.

Zhvilluesi i projekteve tuaja

Fabjan Broshka
Unë jam zhvillues web i diplomuar në Shkenca Kompjuterike në Universitetin “Aleksander Xhuvani” në Elbasan. Gjatë studimeve të mia në Universitetin “Aleksander Xhuvani”, fitova një bazë të fortë në sistemet kompjuterike, arkitekturën dhe programimin. Rreth 3 vjet më parë u njoha me një organizatë që përqendrohej në promovimin dhe mësimdhënien e aftësive kompjuterike për fëmijët me vështirësi ekonomike. U përfshiva si asistent dhe mësues në një nga qendrat ku vepronte kjo organizatë në Shqipëri.
Vlerat që fshihen pas punës sonë
Kreativiteti dhe Inovacioni
Kreativiteti dhe inovacioni na shtyjnë të përdorim teknologjitë më të reja, duke ndërtuar faqe moderne, të shpejta dhe të përshtatshme për të ardhmen.
Transparenca dhe Integriteti
Angazhimi ynë ndaj komunikimit të qartë dhe etikës ndërton besim që tejkalon standardet profesionale. Kjo është shumë e rëndësishme për ne.
Vendime të Bazuara
Marrim vendime të bazuara në të dhëna dhe analiza, duke siguruar që çdo zgjedhje në procesin e zhvillimit të faqes të jetë e zgjuar, efikase dhe e orientuar drejt rezultateve.
Qasje e fokusuar te klienti
Ne i përshtatim shërbimet tona për të përmbushur nevojat unike të secilit klient, duke vepruar si partnerë të investuar plotësisht në pëlqimin e tyre.
Zhvillim i Vazhdueshëm
Ne përqafojmë edukimin e vazhdueshëm dhe përshtatemi shpejt me ndryshimet në teknologji me përditësimet e vazhdueshme, duke i mbajtur faqet tona aktive në çdo kohë.
Punë në ekip
Ekipi ynë krijon bashkëpunon në harmoni për të krijuar produkte moderne dhe konkuruese.
Le të punojmë së bashku
Gati për të transformuar biznesin tuaj dhe për të shfaqur potencialin e plotë të brandit tuaj në internet? Na kontaktoni sot dhe le të fillojmë së bashku të krijojmë historinë tuaj të suksesit.

